image Gani Koci pritet të intervistohet sot nga Specialja

Drejtësi

Gani Koci pritet të intervistohet sot nga Specialja

news image

Njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Koci, pritet të intervistohet sot nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Intervistimi i tij, sipas Kocit, do të bëhet në cilësinë e dëshmitarit, në zyrat e EULEX-it.

Koci e ka pranuar ftesën për intervistim më 25 shkurt të këtij viti.

“Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, pati deklaruar ai./Gazeta Sinjali/