image Gani Geci zbulon kandidatin e LDK-së për kryeministër

Gani Geci zbulon kandidatin e LDK-së për kryeministër

news image

Ndonësë Isa Mustafa e as Vjosa Osmani nuk janë deklaruar nëse kjo e fundit do të jetë kandidate për postin e kryeministrës nga radhët e LDK-së. Gani Geci ka shkuar më tej, në një postim në profilin e tij në FB, thotë se ia ka uruar Osmanit kandidaturën për kryeministër.

Gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që kryetar të partisë ta bëjë Isa Mustafën edhe për një mandate. Pas kësaj ngjarjeje në rrjete sociale kanë reaguar figura të njohura publike, njëri prej tyre është edhe Gani Geci, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai thotë se Isa Mustafës i ka uruar fitoren ndërsa deputetës Vjosa Osmanit kandidaturën për kryeministre.

“I urova zgjedhjen Isa Mustafës dhe i thash juve me shëndet të dobësuar dhe me një këmbë çka po ju bënë?

Po, me pas shëndetin taman edhe Vjosës i urova kandidarurën për kryeministre.

Tani gara e brendshme ka kaluar, jemi para garës me kundërshtarët politik dhe do ti mposhtim.

Zgjedhja e vëllaut tonë Fadil Gecit anëtarë i Këshilkit të Përgjithëm të LDK -së jep me kuptua se familja jonë është bosht kurrizor i LDK-së”, ka shkruar Geci në FB, transmeton Sinjali.

Ndryshe, kreu i LDK-së Isa Mustafa po ashtu edhe nënkryetari i partisë Lutfi Haziri gjatë ditës së sotme u thanë gazetarëve se nuk është diskutuar ende se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga kjo parti./Sinjali