image Gani Geci tregon se sa vota mori vajza e tij për deputete të Kuvendit të Kosovës

Kosovë

Gani Geci tregon se sa vota mori vajza e tij për deputete të Kuvendit të Kosovës

news image

Gani Geci, ka njoftuar se vajza e tij, Marigona ka marrë afër 18 mijë vota për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vajza e tij ka marr fiks 17 mijë e 587 vota. E vajza e tij Margiona thotë se në legjislaturën e radhës në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbrojë besimin e dhënë nga populli i Kosovës.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

pasi që sot kanë dalur rezultatet preliminare nga KQZ, unë Gani Geci së bashku me Marigona Gecin dhe me të gjithë vëllezërit Geci, ju falënderojmë përzemërsisht  për besimin dhe mbështetjen qe ja keni dhënë bijës time, përkatësisht mbesës tonë Marigona Geci-Lalës.

“Për mua  është përgjegjësi, nderë dhe privilegj që në mandatin e ardhshëm ta ruaj dhe do ta mbrojë me çdo kusht besimin tuaj që ma keni dhënë” thotë Marigona Geci.

Edhe njëherë faleminderit shumë populli im i dashur!

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!