image Geci me deklarata të forta për komunikatën numër 59, tregon kur u gjuajt me armë fotografia e Rugovës

Kosovë

Siguri/ Geci me deklarata të forta për komunikatën numër 59, tregon kur u gjuajt me armë fotografia e Rugovës

news image

Ish-luftëtari i UÇK-së Gani Geci, ka thënë se do ta lë amanet që të zbulohet e vërteta e komunikatës 59. Geci ka thënë se arsyeja e zbulimit të kësaj të vërtete është se ai ka qenë në luftë para Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit.

“Sepse para Hashim Thaçit e  Rexhep Selimit kam qenë në luftë. Unë e kam  krye aksion e parë me urdhër të Adem Jasharit. Këta më kanë quajtur tradhtar se i kam sulmuar forcat serbe e unë me qëndruar me kqyr, çfarë luftëtari me kanë unë që dal me u mbrojt. Unë e kam mbrojt veten dhe familjen time. Me atë akt që ka kërkuar falje Hashim Thaci, ka bërë akt burrnor”, ka thënë Gani Geci.

Geci ka treguar se në Skenderaj është gjuajtur me armë fotografia e Ibrahim Rugovës, sipas tij kjo ka qenë arsye politike.

“Para luftës e kanë gjuajtur fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Bob Dollit mbi ndërtesë e nuk është politike“, ka thënë Geci. /Gazeta Sinjali/