Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, e ka bërë një gabim të pafalshëm në lidhje me viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës së 26 nëntorit.
Në një prononcim për “Top Channel”, kryebashkiakja e Durrësit u shpreh se tërmetet e tjera në botë kanë shkaktuar me mijëra viktima, kështu që duhet të jemi të kënaqur me kaq.
“Ky ishte një tërmet shkatërrimtar. Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima pasi në raste të tjera kanë qenë mbi 100 viktima”, thotë Sako.
Ky gabim i kryebashkiakes është bërë viral në rrjetet sociale. Qytetarë të shumtë thonë se kjo deklaratë mund të prekë zemrat e qindra të prekurve nga tërmeti dhe veçanërisht familjarëve të viktimave./Gazeta Sinjali/