image G7: Sanksionet ndaj Rusisë po kanë ndikim masiv

Botë

G7: Sanksionet ndaj Rusisë po kanë ndikim masiv

news image

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po kanë ndikim të madh në ekonominë ruse, tha të martën ministri gjerman i Financave, teksa grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) po shqyrtojnë masa të tjera ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit ndaj Ukrainës.

Sanksionet “tashmë kanë pasur një ndikim masiv në tregjet e kapitalit dhe në monedhën”, tha ministri gjerman, Christian Lindner, shteti i të cilit e ka presidencën e G7-s.

Ministrat e G7 po takohet për të “këmbyer sugjerime për masat e mëtejme që mund të merren”, tha Lindner, duke shtuar se vendimi për propozimet e paraqitura do të merret në ditët në vijim.

Qëllimi i sanksioneve është të “izolohet Rusia politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht”, tha Lindner.

“Ne duhet të vazhdojmë me sanksione dukshëm më të forta kundër mbështetësve të Putinit”, tha Lindner për të përditshmen gjermane, Handelsblatt.

Masat e reja mund të shënjestrojnë “oligarkët që kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollat private angleze, që kanë shtëpi në Cote d’Azur dhe bëjnë Pazar në Kurfuerstendamm” në Berlin, ndërsa “asetet e tyre do të identifikohen dhe ngrihen”, tha ai.

Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Moskës, përfshirë edhe përjashtimin e një sërë bankash ruse nga sistemi i pagesave SWIFT.

Ndryshe, në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Japonia, Britania, Kanadaja dhe Gjermania./rel

/GazetaSinjali/