image Fytyrë të "ngrysur", çfarë nuk u pa nga takimi i Kryeministres së Serbisë me Ramën

Politikë

Fytyrë të “ngrysur”, çfarë nuk u pa nga takimi i Kryeministres së Serbisë me Ramën

news image

Ka nisur tashmë pritja e liderëve të rajonit dhe BE-së në Tiranë në kuadër të Samitit të Berlinit. Kryeministri Rama është pozicionuar përballë Kryeministrisë dhe godinës së Kuvendit duke pritur liderët që vijnë me makina.

Ndërkohë që liderët e tjerë janë takuar përzemërsisht me Ramën, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq duket se ka ardhur me zor në Tiranë.

Ajo ishte mjaft e ngrysur dhe e ngurtë në takimin me Ramën si edhe në parakalimin në tapetin e kuq, gjë që është pasqyruar edhe te kryeministri shqiptar.

Ndryshe nga liderët e tjerë, siç u vërejt nga takimi, Rama nuk ia dha një vëmendje aq të madhe kryeministres serbe.

/GazetaSinjali/