Fytyra jonë zbulon shumë dhe Alan Stevens, i cili njihet për aftësinë e tij për të “lexuar” njerëzit, tashmë po zhvillon një sistem që do të bazohet në karakteristikat tona kur dikush kërkon njerëz për punë.
Psikologu 61-vjeçar, i udhëhequr nga gjuha e trupit dhe shprehjet e fytyrës, arrin në përfundimin se ne kemi karakteristika në personalitetin tonë nga natyra por edhe ajo që zhvillojmë duke u rritur.
Këtu janë 6 karakteristika që Steven pretendon se mund t’i “lexojë” nga fytyrat e njerëzve:
Besimi
Sipas ekspertit, vetëbesimi tregohet nga raporti i gjerësisë dhe gjatësisë së fytyrës. Stevens thotë se njerëzit, fytyra e të cilëve është më pak se 60% në lartësi dhe gjerësi, janë të kujdesshëm nga natyra, ndërsa ata që janë të paktën 70% janë të lindur optimistë.
Gjendja miqësore
Humori miqësor shihet nga distanca mes majës së syve dhe vetullave në krahasim me lartësinë e syve. Stevens pretendon se njerëzit me vetulla më të larta priren të kenë muskuj më të fortë të lidhur me shprehjet njerëzore. Këta persona preferojnë të kenë më shumë hapësirë personale.
Toleranca
Toleranca shihet nga distanca horizontale midis syve. Ata me sy të gjerë janë më tolerantë ndaj gabimeve.
Bujaria
Bujaria tregohet nga forma dhe madhësia e buzëve. Stevens thotë se njerëzit me buzë më të plota janë më bujarë, ndërsa njerëzit me buzë më të holla janë të mbyllura dhe vendosin kufij për atë që japin.
Botëkuptimi i tyre
Pamja e tyre për botën tregohet nga madhësia e qepallës së tyre. Ata që e kanë më të trashë, janë më të detajuar në të menduarit e tyre, ndërsa ata që e kanë më të hollë, janë më të vendosur.
Magnetizmi i tyre
Magnetizmi ynë varet nga ngjyra e syve tanë. Ata që kanë ngjyrë më intensive në sytë e tyre, janë më karizmatikë dhe joshin turmat.