image Futbollisti shqiptar që luan në Bjellorusi: Diçka dramatike do të ndodh, një lojtar ka dal pozitiv

Futboll

Futboll/ Futbollisti shqiptar që luan në Bjellorusi: Diçka dramatike do të ndodh, një lojtar ka dal pozitiv

news image

Futbollisti shqiptar, Azdren Llullaku që luan në Bjellorusi ka dhënë alarmin se në këtë shtet pritet të ndodh diçka dramatike.

Bjellorusia po vazhdon të luaj futboll, përkundër periudhës së pandemisë Covid 19, transmeton Gazeta Sinjali.

Llullaku për Sky Sport ka thënë se është i frikësuar. Po ashtu ka treguar që një lojtar është infektuar dhe se ka pak tifozë në stadium.

“Këtu nuk flitet shumë për koronavirusin. Një ditë më parë luajtëm, sot ishim në stërvitje, një lojtar ka dalë pozitiv dhe kjo na shqetëson pak. Por është vendosur kështu dhe ne po përshtatemi. Tifozët, me vetë iniciativën e tyre, kanë vendosur që të mos vijnë të shumtë në stadium. Sipas meje, kjo është diçka pozitive, njerëzit fillojnë të kuptojnë se sa serioze është situata, edhe pse ende njerëzit nuk duken kaq të shqetësuar. Uroj që të mos krijohet ndonjë situatë dramatike, por nëse vazhdojmë kështu, me siguri do të ndodhë”- ka thënë Llukaku./Gazeta Sinjali/