image Futbollisti i Cityt: Nëse sezoni nuk përfundon, Liverpool e meriton të shpallet kampion

Futboll

Futboll/ Futbollisti i Cityt: Nëse sezoni nuk përfundon, Liverpool e meriton të shpallet kampion

news image

Do të ishte e drejtë të jepet Liverpool titulli i Premier League nëse sezoni nuk përfundon për shkak të koronavirusit, thotë mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.

Me futbollin në Angli të pezulluar deri në të paktën 30 Prill, Liverpool ka një epërsi prej 25 pikësh ndaj kampionëve mbrojtës City dhe është dy fitore nga një titull i parë në 30 vjet.

I pyetur nëse Reds duhet t’i jepet trofeu nëse sezoni shkurtohet, Gudogan i tha transmetuesit gjerman ZDF: “Për mua, kjo do të ishte mirë, po”.
“Duhet të jesh i drejtë si sportist,” shtoi 29-vjeçari i Gjermanisë.

/Gazeta Sinjali/