image Futbollisti bie pa ndjenja në fushë, dërgohet në spital me urgjencë

Futboll

Francë/ Futbollisti bie pa ndjenja në fushë, dërgohet në spital me urgjencë

news image

Futbollisti i Lyonit, Martin Terrier, është rrëzuar në fushë para pak minutash në ndeshjen që po zhvillohet mes Lyon dhe Toulouse, duke e humbur vetëdijen.

Ylli i Lyon-it ka frikësuar të gjithë me rrëzimin e tij në fushë. Gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë pasi frymëmarrja i është rënduar.

Mjekët e skuadrës vrapuan menjëherë për t’i dhënë ndihmë lojtarit, por nga fusha ai u largua me barrelë./ Gazeta Sinjali/