image Futbollistët e Shqipërisë do të marrin miliona euro bonuese nëse kualifikohen në Europian

Futboll

Futbollistët e Shqipërisë do të marrin miliona euro bonuese nëse kualifikohen në Europian

news image

Kombëtarja e Shqipërisë është në rrugë të mirë për të siguruar pjesëmarrjen e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria zë vendin e parë në Grupin E me 13 pikë.

Në dy ndeshjet e fundit kuqezinjtë duhet të marrin së paku një pikë ndaj Moldavisë në udhëtim ose Ishujve Faroe në shtëpi për të siguruar matematikisht kualifikimin në Euro 2024.

Gjithsesi kualifikimi duket çështje e mbyllur dhe FSHF do të fitoj miliona euro nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.

Vetëm pjesëmarrja në këtë kompeticion do t’i sillte FSHF-së një shifër prej 9.25 milionë eurosh, përveç fitoreve në fazën e grupeve që janë 1.5 milionë dhe barazimeve që përfiton 750 mijë euro.

Ndërkohë, nëse ky sukses arrihet, federata ka vendosur 4.5 milionë euro shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik.

Nga këto mësohet se shuma prej 3.5 milionë eurosh do t’u shpërndahet vetëm futbollistëve, ndërsa kontrata e Silvinjos në rast kualifikimi parashikon një premio prej 1 milion eurosh shtesë.

Patjetër një shifër që të sjell motivim shtesë në dy ndeshjet e mbetura këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, edhe pse kërkohet vetëm një pikë për t’u kualifikuar.

/GazetaSinjaliSport/