image Futbolli shqiptar nis me 1 qershor, FSHF përdor modelin gjerman

Futboll

Futboll/ Futbolli shqiptar nis me 1 qershor, FSHF përdor modelin gjerman

news image

Në Shqipëri pritet të rifilloj sezoni futbollistik me 1 qershor.

Stërvitjet do të fillojnë me 18 maj, por FSHF po punon për një datë më të hershme, transmeton Gazeta Sinjali.

 Mjekja e FSHF-së, Arjana Sina në ‘Top Channel’ ka zbuluar që ata kanë përdorur materialin gjerman për të rifilluar kampionatin.

“Mes dëshirës së madhe për të bërë dicka të mirë ka dhe disa protokolle që duhen respektuar. FSHF ka paraqitur një program shumë të mirë i marrë nga modeli Gjerman dhe i përshtatur për kushtet tona. Lojtarët do të vijnë me makinat e tyre në stërvitje. Zhvillimi i stërvitjes në distanca të pranueshme dhe mospërdorimi i dusheve pas stërvitjes.”

“Për sa i përket kontrolleve, do të kemi një dokument deklarimi përpara fillimit dhe në fund të stërvitjes ku janë listuar një listë shqetësimesh apo simptomash që lidhen me virusin COVID 19. Simptoma si temperatura, gjë që do matet edhe aty, ethet, kollë, apo probleme me frymëmarrjen”

“Me aq sa kemi kuptuar, le të themi që në datën 1 qershor ose pak më parë, skuadrat do të jenë gati për të filluar kampionatin pasi do të kenë ezauruar stërvitjen individuale dhe atë kolektive”, ka deklaruar mjekja Arjana Sina./Gazeta Sinjali/