Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari është denoncuar në polici nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ai, në orët e para e mëngjesit të së shtunës, në fshatin Miradi e Ulët në Fushë-Kosovë.
Për shkak të lëndimeve të cilat dyshohet se ia ka shkaktuar bashkëshorti, ajo ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, policia njofton në raportin 24-orësh, që i dyshuari gjendet ende në arrati./Gazeta Sinjali/