image Fushë Kosovë: Qytetari bie nga ashensori, dërgohet në QKUK

Sinjalizime

Fushë Kosovë: Qytetari bie nga ashensori, dërgohet në QKUK

news image

Një qytetar ka rënë nga ashensori dje rreth orës 14:30 në rrugën “Vëllezërit Majaci” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dera e ashensorit ishte hapur, por kabina nuk kishte ardhur. Qytetari nuk e kishte vërejtur mungesën e kabinës dhe kështu kishte hyrë në ashensor dhe kishte rënë në katin përdhesë.

Këto burime bëjnë të ditur se për këtë rast janë shoqëruar në polici investitori i objektit, mirëmbajtësi i objektit dhe pronari i kompanisë së ashensorëve.

Burime të njëjta bëjnë të ditur se të tre janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit./Gazeta Sinjali/