Pazari i ditës një punëtori të një pompe të derivateve në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës i doli të jetë i falsifikuar, raporton Gazeta Sinjali.
Burime brenda policisë kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se ai ka deklaruar se një konsumator ka bërë pagesë me 500 euro, të cilat e kuptoi që janë të falsifikuara vetëm kur shkoi t’i depononte në një bankë në Prishtinë.
Këto burime bëjnë të ditur se kjo kartëmonedhë është konfiskuar dhe janë ende duke vazhduar hetimet për këtë rast./Gazeta Sinjali/