Një burrë ka tentuar të detyrojë gruan me të cilën bashkëjeton në rrugën e Pejës në Fushë-Kosovë që të kryejë marrëdhënie intime me katër burra të tjerë, të cilët i kishte dërguar ai në banesë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, ai ka provuar ta detyrojë atë që të kryejë marrëdhënie intime me ta në këmbim të parave.
Mirëpo, ajo ka kundërshtuar dhe ka ikur nga banesa në stacion policor për ta lajmëruar rastin.
Sinjali ka arritur të sigurojë deklaratën e saj dhënë para hetuesve policorë.
Në këtë deklaratë, ndër të tjera, ajo thotë se i dyshuari ia kishte vjedhur asaj një sasi të arit në vlerë të 1 mijë e 400 eurove dhe 2 mijë euro para të gatshme.
Madje, në polici ajo ka thënë se burri me të cilin bashkëjeton e kishte sulmuar disa herë fizikisht dhe e kishte detyruar të kërkonte lëmoshë./Gazeta Sinjali/