image Fushë Kosovë: Një person gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete

Siguri

Fushë Kosovë: Një person gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete

news image

Një 68-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në orët e pasdites, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima u gjet shtrirë në rrugë, me ç’rast është njoftuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresje.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku.

/GazetaSinjali/