image Fushë Kosovë: Kërcënon dhe sulmon zyrtarin policor, arrestohet nga policia

Siguri

Fushë Kosovë: Kërcënon dhe sulmon zyrtarin policor, arrestohet nga policia

news image

Sot rreth orës 09:00, Policia e Kosovës, në një pikë kontrolli në hyrje të Fushë Kosovës, duke kryer detyrat e saj, është paraqitur një person i cili me sjelljet dhe veprimet tij ka penguar zyrtarët policorë për të ushtruar autorizimet, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se sjelljet agresive, kërcënuese dhe fyese të këtij personi ndaj policisë edhe pas shoqërimit të tij në stacionin policor kanë vazhduar duke kulmuar me sulmin fizik të bërë ndaj zyrtarit policor.

“Për pasojë nga ky sulm, zyrtari policor ka marrë lëndime trupore për çfarë i është ofruar ndihma mjekësore”, tha ai.

“Ndaj të dyshuarit me inicialet Ç.Z., 29 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor, ka iniciuar një hetim për pengim ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Kurse, me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Gazeta Sinjali/