image Fushë Kosovë/ Hajnat bëjnë kërdi në tri lokale për 10 minuta

Siguri

Fushë Kosovë/ Hajnat bëjnë kërdi në tri lokale për 10 minuta

news image

Tri raste të vjedhjeve të rënda kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një burim brenda Prokurorisë i ka thënë Sinjalit se, mbrëmë pas mensate, brenda 10 minutave, tri lokale në Fushë Kosovë ishin cak i hajnave.

Në njërin rast që dyshohet se ndodhi në fshatin Vragoli, në “B Post”, ende nuk dihet se çka kanë arritur të vjedhin hajnat. Sipas burimeve të Sinjalit ajo që dihet deri më tani është se katër persona të maskuar kryen vjedhje në këtë lokal.

Ndërsa në rastin tjetër, në rrugën “Nëna Terezë”, hajnat kanë depërtuar në lokalin “On Mobile” dhe kanë vjedhur dy telefona “Iphone” dhe një “Ipad”.

Vjedhje e rëndë u krye edhe në lokalin “T Mobile”, në rrugën “Dardania” të Fushë Kosovës, ku hajnat vodhën një kompjuter dhe disa telefona.

Sipas burimeve të Sinjalit, dyshohet se këto vjedhje janë kryer në mënyrë të organizuar nga personat e njëjtë, të cilët gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes përdorën një veturë të tipit Audi A4.

/GazetaSinjali/