image Fushë Kosovë: Gruaja sulmohet derisa po punonte në kafeteri, arrestohen tre persona, dy të tjerë në arrati

Siguri

Fushë Kosovë: Gruaja sulmohet derisa po punonte në kafeteri, arrestohen tre persona, dy të tjerë në arrati

news image

Një grua ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në një kafeteri është sulmuar fizikisht nga njëri prej pesë të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se ngjarja ka ndodhur më 27 tetor rreth orës 23:30 në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë.

Si pasojë e sulmit, të dyshuarit janë rrahur mes vete. Tre nga ta janë arrestuar, ndërsa dy janë në arrati.

Të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/