Xhelozia në çift përfundoi deri në rrahje në një familje në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë se dje paradite një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie.
Këto burime kanë bërë të ditur se policia ka bastisur shtëpinë dhe lokalin e të dyshuarit, por nuk ka gjetur diçka të dyshimtë.
I dyshuari është arrestuar dhe mësohet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/