image Fushë Kosovë: Burri e grushton dhe e shqelmon bashkëshorten, përfundon në ndalim policor

Siguri

Fushë Kosovë: Burri e grushton dhe e shqelmon bashkëshorten, përfundon në ndalim policor

news image

Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese. Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje për një rast të tillë që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një burrë ka sulmuar brutalisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e pasdites, kur Policia ka marrë informacionin se i dyshuari F.G., po ushtron dhunë në familje. Posa zyrtarët policorë janë aktivizuar dhe kanë dalë në vendin  e ngjarjes është kuptuar se pas një mosmarrëveshje mes çiftit, i dyshuari e kishte rrahur me grushte e shqelma bashkëshorten e tij.

Ai është shoqëruar menjëherë në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit në lidhje me rastin për të cilin po dyshohet, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i dhunës që ka shkaktuar në familje.

Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe të nisin hetimet ndaj tij, për veprën penale “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/