image Fushë Kosova sonte mbetet pa ujë, mund të afektohen edhe disa zona të Prishtinës

Kosovë

Fushë Kosova sonte mbetet pa ujë, mund të afektohen edhe disa zona të Prishtinës

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se Fushë Kosova sonte mbetet pa ujë, jo si pasojë e turbullirave të shkaktuara në kanalin e Ibër Lepencit.

Sipas një njoftimi reduktimet nisin sonte nga ora 22:30.

Nga reduktimet mund të preken edhe disa zona të Prishtinës.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit , vepra jonë e marrjes ka rënë nga sistemi Impianti i Trajtimit të Ujit Shkabaj, andaj detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës duke filluar sonte nga ora 22:30. Por , si pasojë e kësaj turbullire mund të afektohen edhe disa zona të kryeqytetit”.

/GazetaSinjali/