Pasi që shkalla e vaksinimit të popullsisë në Zvicër është shumë mrapa rreth 51% të popullsisë të vaksinuar plotësisht në krahasim me shtetet tjera evropiane me mbi 57% në të gjithë BE-në.
Për hezitimin e vaksinimit, ka disa arsyje duke filluar nga skepticizmi deri tek besimi në lirinë e zgjedhjes.
Në Zvicër, numri i rasteve me COVID-19 është rritur në ndërkohë edhe njësit e kujdesit intensive në spitalet e Zvicrës.
Për të rritur numrin e vaksinimit, dy qytete zvicerane, Cyrihu dhe Lozana kanë filluar fushatë të vaksinimit në tramvaj, klube të natës, kryesisht ku ka lëvizje të njerëzve.
Cyrih: “Merrni një vaksinë në një tramvaj”. Si pjesë e fushatës të vaksinimit, qyteti më i madh i Zvicrës do të vaksinojnë në një tramvaj, në një linjë që zakonisht merret nga një tren që mbledh mbeturina të mëdha në qytet e që këtë herë ajo do të mbledh njerëz që duan të vaksinohen.
Në deklaratë thuhet se nga mesi i shtatorit, “Zurich Impfttram do të fillojë të funksionojë në linjën e tramvajit të ngarkesave”, duke njoftuar gjithashtu zgjerimin “e kapacitetit të disa qendrave të vaksinimit dhe rrjetit të farmacive”.
Autoritetet shpresojnë se kjo fushatë e vaksinimit në tramvaji do të vendosë normën e vonimit të imunizimit në rrugën e duhur.
Kryeqyteti i Vaud dëshiron të inkurajojë të vaksinohen grup-moshat 18 dhe 30 vjeçare, pasi që sipas të dhënave të fundit njerëzit e kësaj grup-moshe infektohen më shumë sesa ata të moshës më të madhe.
Për ta bërë këtë, zyrtarët shëndetësorë po shkojnë atje ku mblidhen të rinjtë: klube dhe vende të tjera të natës.
Njësia e lëvizshme e vaksinimit do të ngrihet nga e enjtja 2 shtator deri të shtunën 4 shtator nga ora 4 pasdite deri në 11 pasdite në rrethin e modës Flon të qytetit, një nga vendstrehimet e preferuara të të rinjve.
Në të dy qytetet, asnjë takim nuk do të jetë i nevojshëm, të gjitha shëtitjet do të jenë të mirëseardhura. /GazetaSinjali/