image Fushata e PDK-së me këngë për Enver Hoxhën (VIDEO) - Sinjali

Fushatë/ Fushata e PDK-së me këngë për Enver Hoxhën (VIDEO)

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur për të bërë fushatë me këngën kushtuar diktatorit Enver Hoxha, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë një tubimi me simpatizantët e kësaj partie të mbajtur në Drenicë, kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala është emocionuar teksa po dëgjonte këngëtarët, duke e lartësuar përmes vargjeve me pietet, kreun e regjimit diktatorial të Shqipërisë, periudhës më të errët në të cilën ka kaluar populli shqiptar.

“Plot 5 shekuj nana priti, Skenderbeut nji vlla ja rriti, legjendar n’luft e n’lirie, Enver Hoxha emni i tije,gjysëm shekulli kombin në Ball, Lum si Shqipja që t’pat djalë”, janë vargjet e këngëtarëve të cilat emocionojnë të pranishmit në tubimin e PDK-së i cili është mbajtur më 1 tetor, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish drejtuesi i lartë i SHIK-ut, tani pretendent për ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala teksa dëgjon vargjet për Enver Hoxhën, kohë pas kohe ngrehin gishtin e madh si simbolikë të PDK-së. E kënga vazhdon nën tingujt e çiftelisë.

“Per Enverin qau dhe moti, tan Shqipninë e ka shtat topi, monumenti Nanë Shqipni, i ban roje birit te tij, asht perkul, i perkedhel ballin, ketu e kam t’pavdekshem djalin” vazhdon kënga e cila shoqërohet me duartrokitje frenetike nga kandidati Ferat Shala dhe të pranishmit e tjerë në  këtë tubim.  /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin