image Fundoset anija, vdesin 17 persona

Botë

Botë/ Fundoset anija, vdesin 17 persona

news image

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa 111 të tjerë janë shpëtuar nga fundosja e një anije pasagjerësh në brigjet e Kamerunit.

Anija, në të cilën po udhëtonin të paktën 200 njerëz ishte nisur të dielën nga Calabar, në Nigeri dhe duhej të shkonte në Tiko, në jug-perëndim të Kamerunit.

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se anija mund të mbante vetëm 75 persona, por ajo ishte “e mbingarkuar”.