image Fundi i pjesës së parë, e pëson Shqipëria dhe barazohet rezultati

Futboll

Fundi i pjesës së parë, e pëson Shqipëria dhe barazohet rezultati

news image

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

45 minutat e parë në “Torsvollur” u mbyllen baras 1:1.

Kombëtarja shqiptare e nisi furishëm ndeshjen, me Sokol Cikalleshin që shënoi gol ende pa kaluar një minutë lojë – mirëpo, goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

“Kuqezinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 20-të me golin e Nedim Bajramit, i cili shënoi pasi pranoi një asistim nga Jasir Asani.

12 minuta më vonë ishte Cikalleshi që lëshoi një rast të artë për të dyfishuar epërsinë, duke dështuar nga penalltia.

I njëjti lojtar lëshoi një tjetër rast të mirë në minutën e 44-të, pasi nuk shënoi nga afërsia.

Pas rasteve të shpërdoruara, ishin vendasit që ia dolën të barazojnë rezultatin përmes Odmar Faero, i cili shënoi në minutën e parë shtesë – 45+1’. 

/GazetaSinjali/