image UEFA i bën dedikim të veçantë Armend Thaqit, mbrojtësi me më së shumti gola të shënuara

Futboll

UEFA i bën dedikim të veçantë Armend Thaqit, mbrojtësi me më së shumti gola të shënuara

news image

UEFA i ka bërë një postim të veçantë mbrojtësit të djathtë të Ballkanit, Armend Thaqit.

Mbrojtësi i djathtë padyshim se ishte një nga lojtarët më të dalluar të Ballkanit në fazën grupore, të cilën klubi suharekas e mbylli e fundit, duke arritur vetëm një fitore.

Thaqi mbylli fazën grupore me një rekord, që se kishte bërë asnjë mbrojtës tjetër.

31-vjeçari realizoi tri gola gjatë kësaj faze grupore, duke u bërë mbrojtësi me më së shumti gola të realizuara në Ligën e Konferencës në grupe.

Për këtë, UEFA e ka bërë një dedikim të veçantë për mbrojtësin kosovar.

Thaqi
Thaqi

/GazetaSinjaliSport/