image Fundi i pandemisë, Dr. Anthony Fauci jep një lajm shumë të mirë

Botë

Fundi i pandemisë, Dr. Anthony Fauci jep një lajm shumë të mirë

news image

Një lajm shumë i mirë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) lidhur me testimet që po kryen për krijimin e një vaksine të mundshme që do ta luftonte koronavirusin.

Kur të gjithë po pyesin se kur do të përfundojë pandemia, imunologu i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci, i cili është po ashtu kreu i Institutit Kombëtarë për Sëmundjet Infektive në SHBA, deklaroi se një vaksinë kundër COVID-19 mund të jetë e gatshme brenda muajve tetor dhe nëntor.

Sipas tij, tashmë dy vaksina kanë kaluar në fazën e tretë të testimit dhe një prej tyre mund ta marrë aprovimin për t’u prodhuar në nëntor apo dhe më herët.

Ndërkohë përhapja e koronavirusit nuk po ndalet në Amerikën Latine, e cila tashmë është kthyer në epiqendër të pandemisë, pasi numëron rreth 25% të 16 milionë rasteve në mbarë botën. Brazili, Meksika, Peruja, Kili dhe Kolumbia janë mes 15 vendeve kryesore të botës që janë goditur më rëndë nga koronavirusi. Brazili tashmë renditet në vend të dytë me 2.4 milionë raste dhe 87 mijë viktima. /Gazeta Sinjali