image Fuat Berisha për të dytën herë i artë sivjet, shpallet kampion i Kosovës në karate

Sporte Luftarake

Fuat Berisha për të dytën herë i artë sivjet, shpallet kampion i Kosovës në karate

news image

Sukseset e sportistëve kosovarë po vazhdojnë të dominojnë ngjarjet pozitive të Kosovës. Kjo është dëshmuar në të gjitha sportet, e në veçanti në ato luftarake, raporton Gazeta Sinjali Sporti.

Një gjë të tillë po e dëshmon edhe Fuat Berisha në karate, në grupmoshën U14. Me ndihmën e trajnerit, mjeshtrit të karatesë, Shkëlzen Berisha, i cili është njëkohësisht edhe babai i tij, Fuati ka arritur që në një moshë mjaft të re të shpallet kampion i Kosovës.

Fuati, së bashku me klubin e karatesë “Fuati” nga Prishtina, mori pjesë në Kampionatin Shtetëror për grupmosha të reja, ku ka arritur të ketë paraqitje të shkëlqyer.

Ai arriti që të fitojë 4 luftëra për t’u shpallur kampion i Kosovës për vitin 2022.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e Fuatit për sivjet, pasi fitoi të artën edhe në turnirin ndërkombëtar, ku morën pjesë 540 garues.

Me paraqitjet e tij të shkëlqyera, Fuati po e dëshmon se është një garues shumë premtues edhe në arenat ndërkombëtare.

/GazetaSinjaliSporti/