Sot dhe nesër në vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë dhe i vranët, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e acarit të ditëve të fundit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.