Deputeti i rizgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar ftesën e Gjykatës Speciale për Rexhep Selimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj, ka shkruar se Selimi do të dalë faqebardhë.
Gjykata Speciale ka shtuar numrin e ftesave kohëve të fundit, Rexhep Selimi ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit. /Gazeta Sinjali/