image Ftesa e Kurtit për takim, mblidhet Kryesia e LDK-së

Politikë

Ftesa e Kurtit për takim, mblidhet Kryesia e LDK-së

news image

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës po mban një mbledhje, raporton T7.

Mbledhja po mbahet pasi kryeministri Albin Kurti e ftoi kryetarin e partisë më të vjetër në vend për një takim nesër në zyrën e tij.

Kurti i ka ftuar ‘online’ dhe fizikisht për takim, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Kryeministri do t’i presë tre liderët opozitarë të martën në zyrën e tij në Qeveri.

Në një mbledhje të partisë të dielën, Kurti tregoi se i ka thirrur liderët opozitarë për takim.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitar për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, tha Kurti dje.

/GazetaSinjali/