image Ftesa e dytë për sot nga Gjykata Speciale është për këtë ish-luftëtar të UÇK-së

Drejtësi/ Ftesa e dytë për sot nga Gjykata Speciale është për këtë ish-luftëtar të UÇK-së

news image

Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë.

E fundit që raportohet të ketë arritur për Selim Morinën nga Landovica e komunës së Prizrenit.

Në mbështetje të Morinës kanë dalur shokët e tij, të cilët në Facebook kanë treguar që ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani deputeti i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim. Ai gjatë ditës së sotme ka njoftuar se Specialja e ka ftuar në cilësinë e të dyshuarit. /Gazeta Sinjali/