image FSSHK: Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi

Shëndetësi

FSSHK: Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar dorëheqjen nga detyra të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në njoftimin e FSShK-së, thuhet se arsyeja e kërkimit të dorëheqjes është pasi sipas tyre, ai nuk ka reaguar pas deklaratës së tyre për Ligjin për Paga.

Pas lajmit të publikuar në media shprehim indinjatën tonë të thellë se ju si ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësor. Andaj, nga ky moment pasi që Ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj”.

Z. ministër, ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh,por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, thuhet në njoftimin e FSShK-së.

/GazetaSinjali/