image FSShK kërcënon Kurtin me padi, kërkon që shtesat për punëtorët shëndetësorë të jenë së paku 300 euro

Shëndetësi

FSShK kërcënon Kurtin me padi, kërkon që shtesat për punëtorët shëndetësorë të jenë së paku 300 euro

news image

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot pas diskutimit në lidhje me situatën e krijuar me pandeminë COVID-19 dhe vendimeve të Qeverisë të marra me datë 25.08.2021 në lidhje me shtesat në pagë për të punësuarit në sektorin publik të indinjuar thellë ka parashtruar disa kërkesa e ka paralajmëruar padi ndaj Qeverisë.

Këshilli ka kërkuar që: Shtesat mbi pagë të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e shtesave të cilat duhet të paguhen në mënyrë retroaktive nga muaji Qershor 2021 deri në përfundimin e Pandemisë, jo më e ulët se 300 euro në të kundërtën pason Padia për shkelje të Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe urgjentisht të procedohet Ligji mbi pagat dhe të ftohen përfaqësuesit e punëtorëve shëndetësor; Ligji i Pagave të aprovohet brenda këtij viti dhe të filloj së implementuari nga muaji Janar i vitit 2022.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se pret përgjigje deri me datë 13.09.2021 nga kryeministri duke respektuar situatën me Pandeminë COVID-19.

“Nëse Kryeministri nuk reflekton FSSHK do të ftojë të gjitha organizatat simotra që të na bashkëngjiten në manifestimin tonë sindikal. Duke i shprehur ngushëllime të gjitha familjarëve të  viktimave nga COVID-19 dhe të gjithë infektuarve shërim të shpejtë si pasojë e keqmenaxhimit, i lutemi popullatës që të vaksinohen dhe të na mirëkuptojnë sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje”, thuhet nga FSSHK.

Komunikatë e plotë për media e FSShK-së:

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 02.09.2021 pas diskutimit në lidhje me situatën e krijuar me Pandeminë COVID-19 dhe Vendimeve të Qeverisë të marra me datë 25.08.2021 në lidhje me shtesat në pagë për të punësuarit në sektorin publik të indinjuar thellë parashtrojnë këto kërkesa:

1. Shtesat mbi pagë të rishqyrtohen dhe të merret vendim për rritjen e shtesave të cilat duhet të paguhen në mënyrë retroaktive nga muaji Qershor 2021 deri në përfundimin e Pandemisë, jo më e ulët se 300 euro në të kundërtën pason Padia për shkelje të Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës;

2. Urgjentisht të procedohet Ligji mbi pagat(ju rikujtojmë se në Planin Legjislativ për vitin 2021 është paraparë të aprovohet në Qeveri me datë 29.10.2021) dhe të ftohen përfaqësuesit e punëtorëve shëndetësor;

3. Ligji i Pagave të aprovohet brenda këtij viti dhe të fillojë së implementuari nga muaji Janar i vitit 2022;

4. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pret përgjigje deri me datë 13.09.2021 nga Kryeministri duke respektuar situatën me Pandeminë COVID-19;

5. Nëse Kryeministri nuk reflekton FSSHK do të ftojë të gjitha organizatat simotra që të na bashkëngjiten në manifestimin tonë sindikal.

6. Duke i shprehur ngushëllime të gjitha familjarëve të viktimave nga COVID-19 dhe të gjithë infektuarve shërim të shpejtë si pasojë e keqmenaxhimit, i lutemi popullatës që të vaksinohen dhe të na mirëkuptojnë sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje.

/GazetaSinjali/