Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka adresuar sot dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës, një ditë para se kjo e fundit të mbajë mbledhjen në lidhje me masat mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë.
Me këtë rast, FSSHK kërkon që në shtesat e parapara për punëtorët shëndetësorë të përfshihen dhe punëtorët ndihmës sanitarë siç janë shërbimet teknike, punëtorët e pastrimit, sigurimit, punëtorët e kuzhinës etj.
Po ashtu, FSSHK kërkon urgjentisht të njoftohen në lidhje me masat mbrojtëse që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për punëtorët shëndetësorë, në mënyrë që sindikata të mos ndërmarrë masa kokë në vete për mbrojtjen e shëndetit në punë, në mënyrë që t’i ofrohen shërbime qytetarëve të Kosovës./Gazeta Sinjali/