image FSShK-ja kërkon pagesën e punëtorëve shëndetësor në kujdesin parësor

Sociale

FSShK-ja kërkon pagesën e punëtorëve shëndetësor në kujdesin parësor

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, po kërkon që punëtorëve shëndetësor të kujdesit parësor sa më shpejt t’u dalin pagat e gushtit.

FSHSK-ja kanë treguar se nuk kanë marrë sqarim konkret nëse faji është te komuna apo Ministria e Financave.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas informimit nga terreni në lidhje me mosmarrjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë në kujdesin parësor kërkon nga ana e faktorëve relevantë që punëtorët shëndetësorë sa më parë t’i marrin pagat e tyre njësoj sikurse punëtorët shëndetësorë të kujdesit dytësor dhe tretësor”, thonë nga FSShK-ja.

Sipas tyre deri më tani janë konsultuar edhe nga zyrtarët komunalë, por edhe ata të Ministrisë së Financave të cilët asnjëra palë nuk japin sqarim konkret. Vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësorë është e papranueshme dhe e dënueshme, andaj kërkojmë që sa më shpejt të ekzekutohen pavarësisht kush është përgjegjës për këtë vonesë.

Mes tjerash në reagim thuhet se:Mos të bëhen lojëra në kurriz të punëtorëve shëndetësorë, të cilët janë në shërbim të qytetarëve për 24 orë.

/GazetaSinjali/