image FSK vendos tendë pranë një ambulante në Gjilan

Kosovë

Koronavirusi/ FSK vendos tendë pranë një ambulante në Gjilan

news image

Ushtarë të FSK-së e kanë sjellë një tendë pranë një ambulante në lagjen Dardania të Gjilanit.

Në fotografinë e dërguar nga një sinjalizues shihen pjesëtarët e FSK-së teksa e çojnë në këmbë tendën.

Tenda të tilla janë vendosur pothuajse në çdo qytet. Ato do të shërbejnë për trajtimin e pacientëve që dyshojnë se janë infektuar me koronavirus.

Nga Gjilani deri tani janë konfirmuar tri raste me virusin Covid-19. /Gazeta Sinjali/