Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e FSK-së që të ndihmojë Marokun pas tërmetit të fuqishëm, me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit.
Sipas ministrit, në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin marokien lutjet tona shkojnë për ta.
Postimi i plotë:
“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin maroken lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, është shprehur ministri, sipas njoftimit të ministrisë.