image FSK-së i bashkohet edhe klubi i zhytjes për ta gjetur trupin e mësuesit që dyshohet se u hodh nga "Ura e Fshajtë"

Kosovë

FSK-së i bashkohet edhe klubi i zhytjes për ta gjetur trupin e mësuesit që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshajtë”

news image

Më 25 janar të këtij viti Gazeta Sinjali raportoi se një mësues dyshohet që ka kërcyer nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Operacioni i kërkimit për gjetjen e trupit të viktimës po vazhdon ende nga trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Hasan Përboqi në një prononcim për Gazetën Sinjali tha se kërkimi nuk është ndalur dhe se po vazhdon ende.

Po ashtu, ai bëri të ditur se sot në mëngjes këtij operacioni i është bashkangjitur edhe Klubi i Zhytjes “Trepça” nga Mitrovica.

“Na u ka bashkangjitur edhe klubi i zhytjes ‘Trepça’ sot në mëngjes. Nuk ka pasur ndërprerje të kërkimeve, FSK-ja ka qenë nga dita e parë e angazhuar për gjetjen e trupit të pajetë, nuk do të ketë ndërprerje”, tha Përboqi për Sinjalin.

Gjithashtu, Përboqi tha se pjesëmarrës në këtë operacion janë edhe disa vullnetarë por që zyrtarisht kërkimet janë duke i bërë FSK dhe Klubi i Zhytjes “Trepça”.

“Po zyrtarisht i kemi FSK-në dhe klubin e zhytjes ‘Trepça’, vullnetarë ka por ata nuk llogariten si pjesë e procesit të kërkim-shpëtimit, vetëm FSK-në dhe ‘Trepçën’ i kemi si udhëheqëse”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/