image FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”, Policia Ushtarake e fiton vendin e parë

Kosovë

FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”, Policia Ushtarake e fiton vendin e parë

news image

Në ambientet e kazermës “Ushtaret e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tradicionale “Ujku Garues”, ku me ç’rast është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një ndër aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku marrin pjesë ekipe nga njësit e FSK dhe ndërkombëtar.

Siç bënë të ditur FSK, këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 14 ekipe nga regjimentet e KFT-së, 3 ekipe nga njësitë e FSK-së, Garda Kombëtare, Policia Ushtarake dhe Komanda e Logjistikës.

“Pjesëmarrësit në garë treguan përgatitje të lartë fizike, disiplinë entuziazëm dhe përkushtim dhe u certifikuan për pjesëmarrje ne këtë aktivitet.

Garën e ka fituar Policia Ushtarake dhe është shpërblyer me vendin e parë. Vendi i dytë i takoi Kompanisë B të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë Mbështetëse të Regjimentit të Këmbësorisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/pfbid02cQ9yUqAQF2KzK2a9FhG7GBAcuw6qrWPXJp56HSPQgqhZ1zMCiFVSQZUYvtgwfYAZl?cft[0]=AZUMj3D3FJALdOWY_F52Mqzp9YR8h2i7hyeZKo_urejjeHnHiagPxwKfPcIIZbmpPkDucJaZz0_S0kIV7pX_vNbvAWb_6_kUiDh47WHp-td7kxGzb9pMB2fYJMMzo7-TUfHkg0G-E5yy_VK0kyAq-ttO&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/