Sot në Kamenicë do të përfundojë ushtrimi fushor “Partnerët 2019” dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati do të presë në takim zëvendëskomandantin e forcave tokësore të FSK-së, Hysen Dreshaj, në Qendrën Operative Emergjente.
Të pranishëm do të jenë ekipet reaguese emergjente, komiteti për mbrojtje dhe shpëtim dhe akterët e tjerë.
Ushtrimet simuluese në Komunën e Kamenicës përfundojnë sot me situatën e fundit “Kordon kërkimi”, e cila do të realizohet në Vaganesh nga ora 12:30./ Gazeta Sinjali/