image FSK paguan mbi 150 mijë euro për larje rrobash

Kosovë

FSK paguan mbi 150 mijë euro për larje rrobash

news image

Komanda e Forcave Tokësore, ka shpërblyer një operator ekonomik me kontratë për të pastruar rrobat dhe gjëra të tjera, sipas nevojave të FSK-së.

Kontrata “Shërbimet e pastrimit të rrobave për nevojat e FSK-së” i është dhënë operatorit A.L. Dushi.

Vlera e kësaj kontrate është 159 mijë e 724 euro për 36 muaj.

Bazuar në këtë kontratë, Operatori Ekonomik do të kryej shërbimet e pastrimit të mbulesave dhe rrobave në FSK, duke përfshirë ato të zjarrfikjes, të zhytjes, uniforma solemne dhe të punës e të tjera.

Në këtë kontratë është paraparë edhe sasia e përafërt e gjërave që duhet të pastrohen për tri vite, si rroba të zhytjes 400 palë, të zjarrfikjes 200 palë, uniforma solemne 1 mijë palë e kështu me radhë./Sinjali/