image FSK në stërvitje ndërkombëtare me NATO-n

Siguri

FSK në stërvitje ndërkombëtare me NATO-n

news image

Një kontingjent i FSK-së është nisur drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Combined Resolve 22”, në bazën e ushtrisë amerikane, Hofenhels.

Ushtrimi “Combined Resolve 22” mbahet çdo vit, ku marrin pjesë vendet e NATO-s dhe vendet partnere të udhëhequra nga forcat amerikane.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se ky ushtrim është i dizajnuar të stimulojë skenarë lufte, të pandërprerë dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë aseteve të blinduara, asete të xhenios ushtarake, deminimit, zbulimit.

“Ky ushtrim zhvillohet për të ushtruar, ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s me vendet partnere dhe të zhvilloj aftësi kritike ndërluftuese për të ndihmuar partnerët që të fitojnë në fushëbetejën moderne”, ka shkruar Mehaj.

May be an image of 4 people and outdoors
May be an image of 5 people, people standing and road

/GazetaSinjali/