image FSK-ja hap dyert për pranimin e ushtarëve të rinj, kështu mund të aplikoni

Siguri

FSK-ja hap dyert për pranimin e ushtarëve të rinj, kështu mund të aplikoni

news image

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka hapur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj, të cilët do të jenë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të ministrisë, konkursi do të jetë i hapur deri më 21 gusht. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 deri në 23 vjet.

Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e FSK-së, aplikimin mund ta shkarkojnë në webfaqen e ministrisë.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00. /Gazeta Sinjali