image FSK-ja blen automjete taktike ushtarake nga SHBA-ja

Siguri

FSK-ja blen automjete taktike ushtarake nga SHBA-ja

news image

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë furnizuar sot me automjete taktike ushtarake ‘Humvee’ të cilat janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala, tha për Gazetën Sinjali se mjetet në fjalë janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e jo nga Ushtria Amerikane.

Shala tha se nuk ka informacion për shumën e shpenzuar e as sasinë e këtyre automjeteve.

“Ka blerë automjete taktike të posaçme. Këto mjete janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo nga Ushtria Amerikane. Nuk e dimë vlerën e as numrin e këtyre automjeteve”, ka thënë Shala./Gazeta Sinjali/