image FSHF e përjashton Kamzën nga të gjitha aktivitetet në futboll këtë sezon

Futboll

Dënim/ FSHF e përjashton Kamzën nga të gjitha aktivitetet në futboll këtë sezon

news image

Klubi i futbollit në Shqipëri, Kamza ka marrë një dënim të rëndë nga Komisioni i Disiplinor i FSHF-së.

Ata janë përjashtuar nga çdo aktivitet futbollistik për këtë sezon pasi që nuk është paraqitur kundër FC Kolosit. Kjo nuk ishte hera e parë që ky ekip nuk paraqitet në këtë ndeshje.

Përveç që janë përjashtuar nga aktivitetet futbollistike, Kamza do të bije në një kategori të poshtë.

“6. KF Kamza për mosparaqitje në ndeshjen ndaj KF Klosi veprim i përsëritur, në bazë të Nenit 89/2/e, 89/3 dhe 89/4 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike të Kategorisë së Dyte dhe Nenit 27/1 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritjen në një kategori më poshtë.”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor të FSHF-së.

Sezonin e kaluar, Kamza ishte pjesë e Superligës së Shqipërisë. /Gazeta Sinjali/