Fshati Kramovik i komunës së Rahovecit është bërë pikëtakim i zbatimit të dy vendimeve të ministrive të Qeverisë së Kosovës, të cilat bien në kontradiktë me njëra-tjetrën sa i përket aspektit të ruajtjes së mjedisit.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar në adresë të redaksisë një video nga ku fshat ku në njërën anë shihet sesi punëtorët merren me pyllëzimin e zonës kodrinore të fshatit ndërsa në anën tjetër eskavatorët punojnë në shkatërrimin e mjedisit për qëllime ndërtimore.
Këto dy realitet të kundërta me njëra- tjetrën ndodhin në të njëjtën kohë në një distancë shumë të afërt.
Sinjalizuesi ka bërë të ditur se pyllëzimi i kësaj zone po bëhet nga Ministria e Mjedisit përderisa shkatërrimin janë duke e bërë eskavatorët që janë duke ndërtuar autostradën Klinë-Gjakovë me leje të Ministrisë së Minierave e cila ka dhënë licencë për nxjerrjen e gurit. /Gazeta Sinjali/